Vidhet transformatori i rrjetit elektrik të Bërdicës, në Shkodër.
Për pasojë, rreth mijë banorë të fshatrave të Bërdicës kanë mbetur pa ujë. Menjëherë në vendngjarje mbërritën forcat e policisë ku kanë nisur hetimet për identifikimin e autorëve.
Aktualisht, po punohet për rikthimin në normalitet të situatës, ndërsa kujtojmë se në tre vitet e fundit ky transformator elektrik në stacionin e ujësjellësit të Bërdicës është vjedhur tri herë.