Zbardhen detajet, si do të garantohet ushqyerja dhe menaxhimi i emigrantëve afganë në Shqipëri

0
87

Nga Alba Kep

Brenda 7 ditëve nga dita e djeshme 23 mars, operatorë ekonomikë italianë ente, shoqata, organizata duhet të depozitojnë kërkesat e tyre për t’u përzgjedhur në një procedurë të shpejtë negociuese e pa garë nga Ministria e Brendshme Italiane e bazuar në një normative informuese shpërndarë nga Prefektura e Romës mbi mënyrën e mirëmbajtjes e menaxhimit të qendrave të emigrantëve në Shqipëri.

Këto qendra duhet të jenë gati më 20 maj 2024 e kosto vjetore për menaxhimin e tyre do të jetë rreth 34 milionë euro.

Në dokumentet e Ministrisë Italiane kërkohen të jenë 3 automjete me gjatësi maksimale 8.5 metra që të kryejnë transportin e emigrantëve nga Porti i Shëngjinit në Gjadër.

Në port do të jetë në dispozicion dhe një auto ambulancë në rast nevoje për transportimin e emigrantëve në strukturat sanitare në territorin shqiptar.

Për garantimin e shërbimit shëndetësor në Gjadër do të ketë 3 salla për vizita ambulatore, 2 dhoma monitorimi të përkohshëm me 3 shtretër secila, 1 dhomë infermierie, 1 sallë operacioni, 1 laborator analize, 1 dhomë radiografie, 1 dhomë terapie psiko-psikiatrike, 2 dhoma izolimi me 1 e 2 shtretër.

Në Portin e Shëngjinit shërbimi shëndetësor do të garantohet nga 1 sallë ambulatore, 1 dhomë monitorimi me 3 shtretër, 1 dhomë izolimi me 3 shtretër.

Në momentin e hyrjes në territorin shqiptar emigranti do të pajiset me një komplet të higjienës personale që përmban 1 sapun të lëngshëm 125 ml (një herë në javë), 1 shampo (një herë në javë), 1 kartë higjienike (vetëm 1 top një herë në javë).1 furçë dhëmbës (një herë në muaj), 1 pastë dhëmbësh (një herë në muaj), 1 palë atlete, 1 palë pantofola, 1 palë mbathje që do u shtohen 3 të tjera në qendrën e Gjadrit, 1 palë pantallona, 1 bluzë, 1 këmishë, 1 pulovër, 1 xhup, 1 palë corape (3 palë corape të tjera do u jepen në qendrën e Gjadrit, si dhe 1 bluzë intime, 1 këmishë e 1 pantallona).

Në dokumentin e siguruar nga Syri Tv zbardhen dhe menuja ditore e emigrantëve që operatori ekonomik që do të marr në menaxhim kampet e emigrantëve në Gjadër duhet të garantojnë.

Ushqimet do të shërbehen në takëme njëpërdorimshme të biodegradueshme e të respektojnë kërkesat ushqimore e zakonet ushqimore në bazë të traditave kulturore e fetare të emigrantëve.

Mëngjesi do të përmbajë 4 feta bukë biskotë o 80 gramë biskota, 1 porcion gjalpë, 2 porcione reçel o mjaltë, 200 ml pijë e ngrohtë. Vaktet drekë e darkë, do të përmbajnë1 pjatë makarona ose oriz o cous cous, 150 gramë mish i kuq, ose 200 gramë mish i bardhë o peshk, apo 2 vezë të ziera dhe 100 gramë djathë, 2 panine, 1 litër ujë, 1 frut e 2 herë në javë ëmbëlsirë.

Për pastërtinë e veshjeve personale, emigranti do të pajiset me 100 ml detergjen larës dy herë në javë.

Në qendrën hotspot në çdo 24 emigrantë do të jenë 2 operatorë mbikëqyrës gjatë ditës e 1 gjatë natës, 1 ndërmjetës gjuhësorë gjatë ditës e 1 ndërmjetësues gjuhësor gjatë natës, 1 psikologë, 1 operator social. 1 përgjegjës e 1 administrator 2 gjuhësh italisht e shqip.

Në kampin e qëndrimit të përkohshëm, në çdo 100 emigrantë do te ketë 5 punonjës ditorë, 2 punonjës gjatë natës, 1 përgjegjës, 1 nënpërgjegjës, 4 operator socialë. 1 operator informatikë, 1 psikologë, 2 administrator dy gjuhësh shqip e italisht, 10 ndërmjetësues gjatë ditës e 2 gjatë natës, 2 shoferë, 1 magazinierë, në çdo 4 orë 4 informues ligjorë.

Mediat italiane e kanë cilësuar të pamenduar mirë procedurën e përshpejtuar të negocimit pa garë të menaxhimit të kampeve në Shqipëri.

‘Një top letër higjienike e 1 palë mbathje në javë’ është titulli me të cilën e përditshmja ‘La Repubblica’ për 34 milionë euro në vit.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here