Lideri demokrat Berisha tha sonte se prej 25 vitesh, ne detyrat qe ka pasur, kryeministri Rama vjedh shqiptarët!
‘Prej 25 vitesh, vjedh shqiptarët!
I trajton ata në një armiqësi të egër.
Aplikon politika të përzënies së tyre nga vendi.
U rrëmben votën, lirinë dhe dinjitetin.
A pranohet më tutje ky?
Çdo shqiptar duhet t’i shndërrojë vetes pyetjen, asnjë njeri nuk mund të pranojë një kryeministër si ky.
Mos harroni se ky njeri ka korruptuar shefin e kundërzbulimit të SHBA.
Sigurisht, mafia ndërkombëtare përpiqet ta mbrojë atë, por e garantoj se kurrë nuk do shpëtojë nga ai krim dhe asnjë krim tjetër.
Edvin McGonigali, do përfundosh te Charles McGonigali.
Nuk të mbron dot atje as Damani, as Kraja, as Gjoka e kompani. Mercenarë në sistemin e drejtësisë.
Ndaj dhe ftoj qytetarët shqiptarë të bëjmë gjithçka për t’u bashkuar, mbarë shqiptarët në këtë betejë të drejtë.
Cilido shqiptar që e ndjen se i janë shkelmuar interesat e tij, djersa, mundi i tij, duhet të bashkohet me ne.
Të bashkohemi në këtë betejë, të ecim drejt fitores.
Qeveri teknike, zgjedhje të lira, është motoja jonë.
Fitore, fitore, fitore!”