Kërkoi leje për në Kuvend, Apeli rrëzon kërkesën e Berishës

0
101

Apeli i Gjykatës së Posaçme ka rrëzuar pasditen e kësaj të hëne, kërkesën e ish kryeministrit Sali Berisha, për të marrë pjesë në seancat plenare në Kuvend.

Berisha ndodhet në “arrest shtëpie” prej datës 30 dhjetor të vitit të kaluar pas hetimeve të nisura për privatizimin e ish-kompleksit Partizani.

Ndërkohë në një deklaratë për mediat, avokati i ish-kryeministrit, Genc Gjokutaj ka deklaruar se ky vendim i Apelit nuk është i drejtë për aq kohë sa nuk ka akuza dhe as prova.

Gjokutaj: Ky vendim i sotëm vendosi rrëzimin e kërkesës sonë. Sot u vërtetua shkelmimi i Kushtetuës edhe nga Apeli. Këta janë sy që nuk shikojnë dhe veshë që nuk dëgjojnë, me regji. Duam që të lirohet Berisha, sepse nuk ka akuzë dhe nuk ka prova. Këta kanë vënë trupat e tyre për ta mbajtur në këmbë sistemin. Kjo gjykatë me vendimin e saj e largoi veten nga ligji dhe Kushtetuta. Nuk pranon SPAK as ekspertizat, asgjë. Kjo është çartje dhe lajthitje.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here