Kërkoi të hiqej nga regjimi 41 bis, GJKKO rrëzon kërkesën e Sokol Mjacajt

Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e Sokol Mjacajt duke e lënë në regjimin 41 bis.

Mjacaj është denuar me burgim të përjetshëm pasi ekzekutoi Arben Lleshin brenda burgut të sigurisë së lartë në Peqin dhe plagosi Indrit Shaqjen.

Kërkuesi, Sokol Mjacaj, më datë 03.01.2024 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: Kundërshtimin e udhërit Nr. 685, datë 15.12.2023 të Ministrit të Drejtësisë “Për vendosjen në regjimin e posa?ëm të ushtrimit të të drejtave në burgun e sigurisë së lartë të të burgosurit Sokol Mjacaj”.
Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtari Erjon Bani, bazuar në nenet 112 dhe dhe 471 të K.Pr.Penale, me vendimin 25, datë 25.03.2024, vendosi:
Rrëzimin e kërkesës së kërkuesit Sokol Mjacaj.
Shpenzimet gjyqësore në ngarkim të kërkuesit.
Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Posa?me të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e njoftimit të këtij vendimi.” thuhet në vendim.

Gjithashtu Mjacaj ka vrarë dy turistët çekë, Michal Svatos dhe Anna Kusinova, më 3 korrik 2015 në fshatin Prekal të Dukagjinit. Mjacaj i grabiti dy të rinjtë e më pas i ekzekutoi me armë zjarri në automjetin e tyre.

Kërkoi të hiqej nga regjimi 41 bis, GJKKO rrëzon kërkesën e Sokol Mjacajt

Arrestimi i Jorgo Goros/ Meta: Drejtësi me

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kërko