Dy dite me parë, pasagjerët e linjës Londër-Tiranë kanë denoncuar kompaninë ajrore Wizz Air për problematiken e ndodhur si edhe per mos marrjen e përgjegjësive përkatëse.
Sipas tyre, avioni i nisur për Tiranë, është ulur në aeroportin e Shkupit, me justifikimin se ulja në Aeroportin e Rinasit nuk bëhej dot për shkak të motit të keq që ka përfshirë Shqipërinë në orët e mbrëmjes.
Kompania është shprehur se pasagjerët do të merreshin me autobuz për t’u sjellë në Tiranë.
Por, pas momentit të mbërritjes në Shkup, askush nga kompania nuk ka shkuar t’i sqarojë apo t’i udhëzojë.
Disa udhëtarë kanë shkuar për të kërkuar sqarime në sportelin e Wizz Air brenda aeroportit. Përfaqësuesit e Wizz Air, si gjithnjë i kanë udhëzuar pasagjerët që të ankohen online në faqen e kompanisë.