Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në Fier, në vendin e quajtur “ Kryqëzimi i Grecallisë.
Një këmbësor është goditur nga një automjet tip “ Fuoristradë” duke i shkaktuar lëndime të rënda në trup.
Në vendngjarje ka mbërritur menjëherë ambulanca e cila e ka transportuar drejt spitalit rajonal të Fierit.
Burimet paraprake bëjnë me dije se i lënduari ndodhet në gjëndje të rëndë si pasojë e plagëve të marra.