Kryedemokrati Berisha deklaroi sonte para protestuesve se Edi Rama, Erion Veliaj, nuk kanë lënë kryeqytetin vetëm pa teatër.
‘Jo, jo. Sot nuk kemi bibliotekë kombëtare. Shkoni pak në bibliotekë.
Aty nuk shërbehet më.
Aty dikush, një dorë e zezë, i futi zjarrin bibliotekës. Donte të digjte bibliotekën e kombit.
Dhe sot e kësaj dite nuk ka një inventar se sa mijëra vëllime, dokumente jetike kombëtare u dogjën nën flakët e zjarrvënësit barbar.
Por nuk mjaftoi zjarri kundër saj.
U mbyt biblioteka, që nuk kishte ndodhur kurrë në histori.
E mbyti korrupsioni i Erion Veliajt.
Biblioteka ka punonjës të mrekullueshëm, ju them unë ju.
Kam kaluar shumë vite të jetës sime në atë bibliotekë pasditeve duke studiuar.
Ka njerëz të përkushtuar, të apasionuar, shërbëtorë të vërtetë të librit dhe lexuesit.
Ajo nuk funksionon më dhe askush nuk flet. I vetmi moment ishte dyllosja, politizimi i saj.
Edhe ajo nga qendër e fuqishme e librit dhe kulturës, është shndërruar në një shtëpi harresë, që nuk flitet më për të.
Që nuk shërbehet më.
Nga qendër e fuqishme e zhvillimit intelektual, ajo sot numëron rrënimet, pasojat e tmerrshme të zjarrit, të përmbytjes.
Për muaj e muaj me radhë, me tharëse flokësh, thanin faqet e librave që i përmbysi Erion Veliaj.
Askush nuk flet!”