Doli për të peshkuar dhe u zhduk në det, ndërpriten kërkimet për 40-vjeçarin në Porto Romano

0
65

Trupi i 40-vjeçarit, Aurel Ndoni i cili u mbytur në Porto Romano më 25 shkurt, ende nuk është gjetur nga shërbimet e Policisë Kufitare, ato të Policisë së Durrësit, polumbarët e RENEA-s dhe për këtë arsye tashmë kërkimet janë ndërprerë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 17:15 të datës 25 shkurt, ku Ndoni ishte duke peshkuar bashkë me vëllain e tij dhe një person tjetër.

Gjatë peshkimit dyshohet se 40-vjeçari ka rrëshqitur dhe ka rënë në ujë, i cili është tërhequr nga rryma dhe nuk ka mundur të dalë nga deti.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here