Eskortat e huaja “pushtojnë” Tiranën, denoncon Lekatari: Dy kate te pallati im i kanë bërë hotel

0
96

Në një kohë kur në Tiranë po diskutohet shumë lidhur me kthimin e kryeqytetit në një “parajsë” të eskortave të huaja, aktivistja Zhaklinë Lekatari ka treguar rastin në pallatin ku ajo banon, ku dyshohet se mund të ushtrohet prostitucioni.

Në një intervistë për emisionin “Jetë Shqiptare”, Lekatari tha se dy katet e para të pallatit të saj janë hotel, i cili ka dy hyrje, një prej të cilave është nga pallati ku hyjnë edhe banorët. Ajo tha se nuk mund të thotë nëse çiftet që shkojnë aty janë për të ushtruar prostitucioni apo për të kaluar natën në hotel se janë turistë apo një çift normal, por shtoi se shteti duhet të vendosë rregulla në mënyrë që prostitucioni të mos kthehet në një aktivit masiv, ku në vendin tonë është i paligjshëm.

“Në bllok ku unë banoj kati i parë dhe i dytë është kthyer në hotel ka dy hyrje dhe një e ka nga ku kalojmë ne banorët. Kur zotëria paguan taksën kujt t’ia denoncojmë rastin. Që ky zotëria ka hapur një biznes dhe ti nuk duhet ta lejosh? Ne nuk e dimë nëse ka aktivitete të paligjshëm pasi ti duhet ta kapësh në flagrancë ne nuk e dimë nëse ai çifti është aty për të pasur një kënaqësi momentale apo ka ardhur nga jashtë dhe do të fle në hotel. Mendoj që duhet të ketë disa rregulla dhe një ndërhyrje që të mos lihen në gjendje të lirë”, tha Lekatari.

Në një investigim që “Jetë Shqiptare” ka bërë në Euro Girls Escort rezulton që në Shqipëri 1274 vajza janë të regjistruara në këtë platformë, nga këto 102 në Tiranë, 173 në Durrës e pjesa tjetër në qytete të tjera si Vlora e Shkodra.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here