Protesta te Berisha, denoncimi: Mësuesit dhe nxënësit detyrohen të shkojnë në takimet e PS, që të anëtarësohen

0
97

Kryetari i degës nr 4 të PD-së në Tiranë, Astrit Kasa denoncoi sot nga protesta që mbahet si çdo mbrëmje poshtë banesës së kryedemokratit Sali Berisha se arsimi është në një pikë kritike.

Kasa tha se mësuesit dhe prindërit e nxënësit sot po detyrohen që të shkojnë në takimet e PS-së, që të anëtarësohen në parti.

Unë jam arsimtar dhe po ju them që sot detyrohen mësuesit e nxënësit që të shkojnë në takimet e PS-së, që të anëtarësohen në parti. Ky vend po shpopullohet, ata thonë kemi rritur anëtarësimet me 200 %. Sot fëmijët e tanë e kanë të vështirë të motivohen për të mësuar, sepse nuk ka konkurrencë.

Një nxënës që e ka marrë gjimnazin për 5 vjet, sot është drejtor në Bashkinë e Tiranës, ndërsa nxënësit ekselentë janë sot rrugëve ose në kërkim të një pune”, tha Kasa.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here