Bashkia e Tiranës, “tokë e djegur” nga arrestimet

0
139

Kompania “5D” me të cilën është zbatuar një skeme korrupsioni për përfitimin e tenderave të bashkisë së Tiranës, ishte pagëzuar me këtë emër sepse për përfitimet e tenderave punonin 5 drejtorë të Bashkisë së Tiranës, njerëz të emëruar në poste kyçe dhe bashkëpuntorë të ngushtë të kryetarit, Erjon Veliaj.

Denoncimet e para u bënë nga Belind Këlliçi, kandidati i opozitës gjatë fushatës së zgjedhjeve të 14 Majit, ndërsa këtë të enjte SPAK urdhëroi arrestimin e tre drejtorëve, që konsiderohen edhe pjesë e rrethit të ngushtë të Erion Veliajt në bashki.

Në qendër të aferës është Maringlen Qato, ish drejtues i Ujësjellësit të Tiranës dhe ish-drejtor i Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit, tashmë i arrestuar pasi konsiderohet “ortak i vërtetë dhe pronar “de facto” i shoqërisë “5D Konstruksion” sh.p.k bashkë me Redi Mollën, edhe ky ish-drejtor në Ujësjellës Kanalizime të Tiranës.

Një urdhër-arresti i dytë është firmosur për ish-drejtorin tjetër të bashkisë së Tiranës, Taulant Tusha, i cili gjendet në burg prej disa muajsh për çështjen e inceneratorit të Tiranës.

Prokurorët e SPAK e kanë parë të arsyeshme që vetëm këta të tre të arrestohen, ndërsa 6 persona të tjerë, zyrtarë të bashkisë dhe një biznesmen janë lënë në detyrim paraqitje.

Skema e fitimit të tenderave nga kompania e drejtorëve të bashkisë

Në sqarimin që shpërndau për mediat, Prokuroria e Posaçme renditi disa raste që zbulojnë se si administrata e bashkisë punonte që një pjesë e buxhetit t’i kalonte kompanisë “5D Konstruksion” nëpërmjet manipulimit të procedurave tenderuese.

Së pari, nga viti 2016-2020, kur Redi Molla ishte drejtor i Ujësjellësit të Tiranës “5D Konstruksion” është shpallur fituese në shkelje të rregullave të prokurimit publik në 7 (shtatë) procedura prokurimi që i kishte organizuar Ujësjellësi. Sipas SPAK, në këto tendera dy drejtorët kishin trukuar tenderat në mënyrë që kompania e tyre të shpallej fituese.

Së dyti, nga viti 2016 deri në vitin 2018, kur Maringlen Qato ishte Drejtor i Departamentit Mbështetës në Ujësjellësin e Tiranës, kompania që ai kishte në zotërim (5D) doli fituese në 4 (katër) tendera ku vetë Qato ishte pjesë e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave dhe ka marrë vendime për shpalljen e fituesit.

Së treti, SPAK i akuzon drejtorët e bashkisë se përfituan tendera me kompaninë e tyre “5D Konstruksion” edhe me ndihmën e Taulant Tushes, kur ky ishte Drejtor i Përgjithshëm të Drejtorisë së Planifikimit të Punëve Publike. Këtu SPAK veçon edhe emrat e disa drejtorëve të tjerë të arrestuar, që më pas u lanë në detyrim paraqitje, si Enton Punavija, Julian Zanaj dhe Albano Janku, të cilët kanë qenë pjesë e komisionit të vlerësimit të ofertave.

Së katërti, një tjetër ish-drejtoreshë e bashkisë së Tiranës Eglantina Zere, që drejtonte “Tirana Parking” ka bërë të njëjtën gjë, duke shpallur të njëjtën kompani fituese të tenderave të bashkisë, ndërsa mbante komunikim të drejtpërdrejtë me biznesmenin Nestor Muhametllari që ishte administrator i “5D Konstruksion”. Në këtë rast “vlerësimin e ofertave të pjesëmarrësve në tender e kanë bërë vetë punonjës të shoqërisë “5D Konstruksion” sqaron SPAK.

Së pesti, të njëjtën gjë thotë SPAK ka bërë edhe Deborah Keçi e cila rezulton të jetë titullare e Klubit Sportiv “Tirana”. Pasi ka folur direkt me administratorin e kompanisë “5D”, Nestor Muhametllari, ajo ka favorizuar kompaninë e drejtorëve të bashkisë.

A e dinte Veliaj për goditjen e SPAK?

Goditjen e parë nga SPAK, Erjon Veliaj e mori në dhjetor të vitit të kaluar, kur SPAK vuri në pranga bashkëpuntorin e tij të ngushtë Taulant Tushe. Duhet thënë se arrestimi i Tushes e prekte tangent punën e bashkisë së Tiranës, pasi procedurat për inceneratorin e Tiranës mbanin zyrtarisht vulën e ministrisë së atëhershme të mjedisit.

Ndërkohë arrestimet e kësaj të enjteje mund të konsiderohen një goditje mu në zemër të Bashkisë së Tiranës, pasi të arrestuarit janë disa nga njerëzit më të afërt të Erion Veliajt.

Kryetari i bashkisë së Tiranës bëri disa deklarata publike në mbrojtje të Taulant Tushes në dhjetor të vitit të kaluar, por gjithsesi nuk e shkeli vijën e kuqe të partisë për të mos sulmuar institucionet e drejtësisë. Por mbrëmjen e kaluar, gjatë prezantimit të librit të Alket Islamit, Erion Veliaj bëri disa deklarata të guximshme, duke lënë të kuptohet se goditjet e SPAK po i vinin nga Edi Rama.

Veliaj bëri një krahasim mes shumë detyrave që mbante kryetari i parë i bashkisë së Tiranës, Ali Ndroqi me atë që mund të jetë sot edhe kryeministër, edhe kryetar i SPAK, edhe kryetar i Gjykatës, duke hequr nje paralele me Edi Ramën. Video më poshtë:

Lojtës Videosh

Po ashtu në një tjetër paralele që hoqi mes Ali Ndroqit dhe Edi Ramës, kryebashkiaku Veliaj nuk ngurroi të parashikojë se si do të flitet pas vdekjes për kryetarët e bashkive, duke cituar ata që të ndjerin e quanin “merhumi”.

Lojtës Videosh

LAPSI.AL

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here