ne nisje te taktimit te 88 ne ate qe tashme quhet si “Rruga e Shpreses”, kryedemokrati Berisha tha se ne vend ehste instalua narkoshteti nga Edi Rama, i cili nënkupton zëvendësimin e ligjeve me kodin e mafies.
”Në janar të vitit 2015, u zbulua në Xibrakë mbi 1 ton kokainë me laboratorin më të fuqishëm në Ballkan.
Llogaritej rreth 300 milionë euro ngarkesa. Sasi të tilla nuk lëvizin kurrë pa garancinë madhore politike.
Garancia madhore e kësaj sasie ishte Edi Rama me vëllain e tij të angazhuar direkt në bandën e Xibrakës.
Të dashur miq, cilido që ka ndjekur mbrëmë debatin televiziv në Opinion, ku protagonist kryesor ishte nënkryetari i PD dhe kryetari i grupit parlamentar Gazment Bardhi, kryeministri i Shqipërisë dhe vëllai i tij, Olsi Rama dhe natyrisht edhe vullnetarë të tyre.
Faktet e dosjes gjyqësore të paraqitura të tëra me dokumente zyrtare, të cilat provonin se në përmbushje të detyrës, policët kishin survejuar grupin kriminal.
Dhe njëri prej katër anëtarëve më kryesorë ishte një person, 45-vjeçar, me flokë të shkurtra, që e kishin parë, fotografuar dhe e dinin kush ishte.
Por që urdhri epror i kishte detyruar ta shënonin si të panjohur.
Ky person i panjohur, ndonëse ata që e ndiqnin në rrugë, që e ndiqnin me veturën e tij të trafikut, e ndiqnin në apartamentet e fshehta ku bënin takimet, të gjithë e dinin se kush ishte.
Megjithatë, ata vazhdonin të zbatonin urdhrat.
Mirëpo në rast se polici i përbërë prej mishi dhe kocke, zbatonte verbërisht urdhrat e eprorit, kompjuteri i TIMS në pikat e kalimit kufitar nuk i zbatonte ato dhe ai nxori se i panjohuri 45-vjeçar me flokë të shkurtra, që udhëtonte me makinën me targën e banditëve, ishte Olsi Rama, me figurë, me pasaportë, me numër pasaporte, me automjet, me të gjitha.”