Denoncon PD, Hysaj: Bashkia Durrës pronat private i kthen në publike, pa informuar pronarët

Sekretarja për Marrëdhënien me Publikun në PD, Jola Hysaj, me anë të një postimi në rrjetet sociale, shprehet se ndërsa Jorgo Goro pronat shtetërore i privatizonte dhe dërgonte dosjet për investitor strategjik burra ministreshash, Bashkia e Durrësit pronat private i kthen në publike.

 

Hysaj shprehet se Bashkia e Durrësit pronat private i ka kthyer në lulishte, pa vënë në dijeni pronarët. Në lidhje me këto pretendime, Hysaj ka publikuar edhe dokumente.

Jola Hysaj: Bir Selman I nënës kë të qaj më parë! Ndërsa Jorgo Goro pronat shtetëror I privatizonte dhe dërgonte dosjet për investitor strategjik burra ministreshash, Bashkia  e  Durrësit pronat private I kthen në publike. Madje madje dhe në lulishte, pa I vënë në dijeni pronarët. Pyetjet kanë të bëjnë me “Rikualifikimin e lagjes 13 dhe lagjes 6”.

Për lagjen 6 më lindin pyetjet: A e kalon fondi I rikualifikimit vlerën e pronës? A po dhunohet e drejta e pronës private? Apo është çështje patronazhistesh? Ah kur kërkohet vendimi 150 I Këshillit Bashkiak I vitit 2022 nuk na hapet faqja.

 

 

Share it :