Këlliçi zbulon hartën: Ky është kompleksi i pallateve të drejtorit të Veliajt, Mariglen Qato

Ish-kandidati për kryetar bashkie dhe ish-deputeti i PD-së, Belind Këlliçi, zbuloi ekskluzivisht në emisionin “Të Paekspozuarit” planimetrinë e një kompleksi pallatesh afër ish-Kinostudios, që është ndërtuar nga drejtori i IMT-së, Mariglen Qato, i arrestuar sot nga SPAK.

Sipas Këlliçit, Qato ishte personi që duhet t’i monitoronte ndërtimet dhe kompanitë janë të tijat.

“Kjo është planimetria e një kompleksi pallatesh që ka ndërtuar Mariglen Qato. Është planimetria e pallateve të tij.

Po ta keni parasysh është pranë Ora News dhe Klan Tv. Ajo pjesë, nëse e shihni, leja me firmën e Veliaj është dhënë për tetë kate në qendër dhe shtatë anash. Ju garantoj sot me përgjegjësi që ato zona që thonë 7 kate, janë nga një kat më shumë. Janë çuar të gjithë banorët dhe askush nuk merrte përgjigje.

Personi që duhet t’i monitoronte është vetë Mariglen Qato. Kompanitë janë të tijat, e dinë të gjithë që është pronar Mariglen Qato”-tha Belind Këlliçi.

Share it :