Mbështetësi i Fredi Belerit pështyn Vangjel Tavon, tensione në mbledhjen e Këshillit të Himarës

0
98

Këshilli bashkiak i Himarës, i cili sot pritet të zgjedhë kryetarin e ri të përkohshëm është shoqëruar me tensione të ashpra

Qytetarë dhe mbështetës së Fredi Belerit janë futur në ambientet e brendshme të bashkisë Himarë, ku janë përplasur edhe me policinë.

Ata kanë kërkuar largimin e prefektit të Vlorës, Vangjel Tavo dhe Sekretarit të Përgjithshëm të PS, Blendi Klosi.

Ndërsa në momentin kur Tavo është larguar, një mbështetës i Fredi Belerit e ka pështyrë në fytyrë atë dhe më pas kanë debatuar edhe me fjalë.

Pas tensioneve të krijuara drejtuesi politik Blendi Klosi dhe prefekti i Qarkut të Vlorës u larguan. Gjithashtu “braktisën” sallën edhe këshilltarët.

Mbledhja është planifikuar të zhvillohet në orën 12:00 pa praninë e qytetarëve.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here