Xibraka si fillimi i projektit të narkoshtetit

0
81

Nga Luçiano Boçi

Nëse do ishte në dorë të autoriteteve shqiptare Xibraka dhe sot e kësaj dite do ishte laboratori kryesor në Ballkan për prodhimin e kokainës.

Kjo për faktin e thjesht se ajo ishte nukli i fillimit të ndërtimit të ngrehinës së narko-shtetit që kemi sot.

Falë angazhimit gjerman u arrit identifikimi i këtij laboratori. Gjermanët nga ana e tyre u tradhëtuan hapur nga policia shqiptare dhe akoma më keq u keqpërdorën pafundësisht nga përfaqësuesit e drejtësisë.

Implikimi i vëllait të Kryeministrit aty nuk është një rastësi rrethanash e as një histori “çunash” që i detyron shoqëria të ulen në tavolina, apo të përdorin për hobi të njejtën makinë.

Histori të tilla ka plot Shqipëria.

Por nuk është ky rasti.

Ajo që i bashkon emrat e përfshirë në këtë  është filli i fortë politik. Të gjithë me lidhje organike thelbësore me Partinë Socialiste të Edi Ramës që sapo kishte ardhur në pushtet.

Një lidhje që niste me mitrën e komunizmit e vazhdonte me deputetë të atëhershëm të PS dhe që shkonte deri tek vetë Edi Rama.

Kjo nuk është çështje biografie, por argumentesh e faktesh që dëshmojnë ekzistencën e projektit famëzi të narkoshtetit që prodhon para nga trafiku pafund dhe i përkthen ato më pas në vota dhe prona si investime politike e strategjike që çimentuan në Shqipëri një regjim spektakolar.

Ndërtimi i këtij laboratori ishte strategjik. Xibraka gjendet në nyjen kryesore të lëvizjes dhe tranzitimit të lëndëve narkotike, në Elbasan dhe në një pikë ku vëmendja e njerëzve ishte pothuaj zero.

Shto këtu dhe marrjen e masave mbrojtëse policore me vendosjen në drejtimin e drejtorisë vendore të policisë të personave që garantonin mbrojtjen e laboratorit.

Xibraka hapi siparin e ndërtimit e konsolidimit të marrëdhënies së ngushtë krim-politikë, ishte hapi i parë domethënës i kupolës së re dhe të vjetër majtiste në zbatimin e projektit të tyre dhe shërbeu si frymëzim për ta shndërruar vendin në një platformë prodhimi dhe shitje narkotikësh.

Xibraka u pasua nga simotrat e saj që ndoshta ende dhe sot janë aktive dhe krijoi nëpërmjet anëtarëve të saj për herë të parë lidhjet midis Amerikës Latine dhe Shqipërisë që sot janë akoma më domethënëse.

Të gjitha pothuaj me mbrojtje shtetërore. Tonelata droge prej kohësh kanë kaluar e kalojnë portet shqiptare e kufirin shqiptar.

Jo më kot Xibraka u pasua nga kanabizimi tërësor i vendit me bekim dhe vendim informal qeverie sipas dhe dëshmisë së zv/Kryeministrit Ahmetaj.

Suksesi i gjithë kësaj ndërrmarje është shndërrimi i shoqërisë sonë në konsumatore marramendëse të kokainës e hashashit, ndoshta e para për numër banorësh.

Projekti i narkoshtetit nuk mbeti vetëm në prodhimin e lëndëve narkotike dhe parave. Ai u shtri në politikë dhe ekonomi.

Organizatat kriminale me mbështetje shtetërore u involvuan fuqishëm në politikën e majtë me përfaqësues dhe me angazhim kriminal ndaj votës, duke krijuar lehtësira të padiskutueshme për PS në marrjen e disa pushteteve.

Ndërkohë paratë e fitura ndoqën dy drejtime: ekonami e propagandë. Kompanitë e krijuara nga paratë e trafikut me mbështetje e aksione politike sot dominojnë sektorët kryesorë të ekonomisë, veçanërisht turizmin dhe ndërtimin dhe pastrojnë rregullisht burimet e tyre financiare, duke u shndërruar në perandori të paprekshme.

Gjithçka e dirigjuar nga politika e Rama që në çdo rast e ka vënë pushtetin në shërbim të tyre, duke marrë prej tyre shërbime politike dhe financa të drejpërdrejta të injektuara në blerje votash dhe ndërtimin e një propagande ekzemplare.

Efektet që ka prodhuar fenomeni Xibraka si hapi i parë i projektit të narkoshtetit, janë të prekshme dhe të llahtarshme dhe kanë çuar deri në ekzekutimin e demokracisë në mënyrë të pashmngshme.

Xibraka nuk u eleminua asnjëherë. Krerët e saj nuk e braktisën asnjëherë atë. Ajo vetëm u spostua fizikisht disa qindra metra më tej dhe u shumëfishua në gjithë vendin si detonacion i atij projekti që ka ndërtuar sot në Shqipëri narkoshtetin e parë made in Kolumbia apo alla Meksikë në Evropë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here