Edhe ditët e fundjavave, betonieret nuk pushojnë nëpër rrugët e kryeqytetit. Dhe nga një kryetar bashkia që po betonizon qytetit nuk mund të presësh për hapësira të gjelbërta, por vetëm beton. Mashtron pa pikë turpi demek se po mbjell pemë, ndërkohë që pluhuri i betonit e ka kthyer Tiranën në qytetin më të ndotur në Evropë.
Këto makineri të rënda lëvizin orë e pa orë, ditën dhe natën duke sjellë shqetësim për banoret e lagjeve dhe duke bllokuar rrugët e duke krijuar trafik të pandërprerë.
Më poshtë kemi fotot e mbërritura në redaksi nga banorët e zonës së rrugës “Bardhok Biba” në kryeqytet që jetojnë përditë me tmerrin e betonierëve. Dhe kjo situatë është gjithandej në të gjithë Tiranën.