Boçi: Të përmbysim fronet e sundimit të Ramës!

0
124

Nënkryetar i PD, Luçiano Boçi,  gjatë takimit me demokratët në Fier, në kuadrin e një turi takimesh në të gjithë vendin, tha se inceneratori, ajo karantina si monument i kësaj qeverisje, që mori 34 mln euro, nuk punon.

Boçi tha se e majta Fierin e ka konsideruar dhe e konsideron sit ë dorës së dytë, edhe pse këtu ka marrë pushtet e mbi pushtet pas zgjedhjesh.

“Edi Rama ka ndërtuar fronet e pushtetit të tij, ku zhytet në luks, dhe këtë sundim na e shesin si kulmin e lumturisë, si kulmin e drejtësisë.

Projektin për narko-shtetin Edi Rama e nisi në 2014 me Xibrakën. Ndërtoi parajsën e tij dhe ferrin e qytetarëve të thjeshtë.

Qëllimi i Ramës është të sunodojë dhe jot ë qeverisë, është të sundojë dhe jot ë shërbejë. Detyra jonë qytetare është që këto frone të sundimit ne ti shkërmoqin, të përmbysim këto frone.

Po Edi Rama është e keqja e këtij vendi, është armiku ynë i padiskutueshëm”, tha Boçi. Ai shtoi se nuk mjafton thjesht të themi të vërtetat ndaj Ramës, por ne duhet të nisim të komunikojmë, të ndërtojmë PD në çdo cep, në çdo vend, të trokasim në çdo derë, në çdo zemër, për ti dhënë dorën dhe besën çdo shqiptari se lufta jonë është luftë për ta, për fëmijët e tyre, për të ardhmen e vendit.

Ai tha se ne duhet të ngremë qytetarin në atë piedestalin që meriton, të kthejmë shpresën në këtë vend, të mbështesim të rinjtë, fermerët që të dashurojnë punën e tokën, ti ofrojmë shqiptarëve një qeverisje të mirë, të mbështesim moshën e tretë, që ata të mos vuajnë për të marrë shërbimet. “Ne duhet të ofrojmë kontratën me qytetarët. Jemi në një luftë të 3-fishtë, kemi 11 vite që përballemi me skalionet e krimit të organizuar dhe atij politik. Rama e ka vjedhur, e ka blerë, e ka pushkatuar votën dhe ne kemi krijuar bindjen dhe kemi përcaktuar qëllimin: të arrijmë një qeveri teknike dhe të bëjmë një reformë zgjedhore që garanton votën e lirë”, tha Boçi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here