Drejtorët e Bashkisë në burg, Teliti: SPAK të hetojë Veliajn!

0
124

Nënkryetar i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Dorian Teliti, ka folur ditën e sotme mbi arrestimet e drejtorëve në Bashkinë e Tiranës.

Në një intervistë për Syri TV, Teliti se Partia Demokratike ka denoncuar vazhdimisht abuzimet e Erion Veliajt, madje duke depozituar në Prokurori kallëzime penale.

Lidhur me arrestimet në kuadër të asaj që njihet si dosja “5D”, Teliti tha se skema është fare e thjeshtë: në emër të disa të afërmve apo miqve të tyre kishin krijuar kompani, që përfitonin para publike, duke fituar tendera, megjithëse nuk kishin të drejtën apo nuk plotësonin kriteret.

Teliti: “Ky është rasti konkret, kur merren paratë e buxhetit të shtetit, merren para publike, dhe i jepen vetes”, tha Teliti. Sipas tij, pavarësisht vonesave, SPAK më në fund arrestoi drejtorët e Erion Veliajt, duke ndaluar skemën.

Teliti tha se kallëzimi është bërë rreth 1 vit më parë dhe SPAK veproi me shumë vonesë.

“Këta njerëz ishin shtabi elektoral i Erion Veliajt që në zgjedhjet e 14 majit intimidonin zgjedhësit, i kërcënonin, madje edhe paratë që përfitonin në mënyrë të paligjshme i përdorën për zgjedhje. Drejtorët më të rëndësishëm të Veliajt sot janë ose në burg ose në arrest shtëpie”, tha Teliti.

Sipas tij, sot ka rënë edhe legjitimiteti politik, pasi pjesa dërrmuese e ekipit të fushatës së Erion Veliajt sot është mbrapa hekurave.

“Njerëzit nuk duhet të kenë më dyshime, aty ka aferë korruptive, ka fakte publike dhe personat që janë të arrestuar, tashmë janë të sanksionuar. Ne nuk jetojmë as në republikë drejtorësh as shefa sektorësh, por në republikë parlamentare”, tha Teliti.

Ai tha se përgjegjësi kryesor për aferat është Erion Veliaj, megjithëse SPAK në deklaratat zyrtare, përpiqet të lehtësojë pozitat e tij.

“Kompania ‘5D’ është e drejtorëve të Veliajt, SPAK flet për autoritetin kontraktor që është kryebashkiaku dhe kaq mjafton që Prokuroria t’I shkojë deri në fund  hetimeve”, tha Teliti.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here