E rëndë në Rrugën e Kombit/ Plagoset familja me 5 anëtarë nga Kosova!

Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në rrugën e Kombit, në afërsi të Milotit.

 

Raportohet se në aksident janë përfshirë dy automjete, një Volkswagen Golf dhe një mjet tip “Mercedes-Benz”.

Për pasojë janë plagosur 5 persona, mes të cilëve edhe dy fëmijë.

Të plagosurit raportohet se janë dërguar me urgjencë në Spitalin e Traumës, ndërsa nga përplasja aksi rrugor u bllokua për disa momente.

 

 

Share it :