Enri Ceno, Sekretar për Marrëdhëniet me Jashtë në PD, duke folur në tubimin qytetar që ka hyrë në ditën e 88, tha se Shqipëria është i vetmi vend në Europë ku lideri i opozitës është në arrest politik.
Ceno tha se po shkatërrohet trashëgimi dhe identiteti ynë, po tentohet të na përzenë nga tokat tona, trojet tona dhe të afërmit tanë.
“Shqiptarët janë njerëz të fjalës, të besës. Duhet t’ia bëjmë të qartë këtij Kryeministri se ne nuk jemi si ai, duhet ta kemi të qartë të gjithë: Edi Rama nuk ikën, po nuk e larguam ne. Edi Ramën nuk e mbajnë në pushtet amerikanët dhe as e largojnë amerikanët. Atë duhet ta largojmë ne, të gjithë ne këtu dhe të gjithë ata që ende kanë frikë të na bashkohen”, tha Ceno.