Flet vëllai i Fredi Belerit: Njerëzit e Ramës kanë shënjestruar pronat e Himarës

0
93

Leonard Beleri, vëllai i Fredi Belerit, ka folur për mediat greke në lidhje me zemërimin që shfaqën banorët e Himarës ndaj zyrtarëve të Edi Ramës, Vangjel Tavos dhe Blendi Klosit, në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës.

 

Beleri tha se njerëzit e Edi Ramës po shënjestrojnë pronat e Himarës.

 

“Fredit i është hequr e drejta e betimit në mënyrë të paligjshme dhe me procedura dhe metoda të ndryshme vazhdojnë të kenë kontrollin e bashkisë. Fatkeqësisht po flasim për një regjim autoritar. Ne vazhdojmë luftën tonë, megjithatë e shohim çdo ditë që kalon se bëhet një shkelje e qartë nga regjimi shqiptar.

 

Ne durojmë dhe jemi të detyruar të durojmë. Kemi duruar edhe më shumë regjime barbare. Nëse e shihni fuqinë e popullit të Himarës, vëllai im detyrohet të durojë së pari derisa të vijë drejtësia përfundimtare për popullin e Himarës. Dhe ata prej nesh, të cilët janë në krah të tij, vazhdojnë luftën. Çështja lidhet drejtpërdrejt me pronat,” tha Leonard Beleri.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here