Detaje të reja janë zbardhur nga hetimet që SPAK ka kryer për drejtorët e Veliajt të cilët kanë përfituar miliona përmes tenderave.
Nga kontrollet, SPAK ka gjetur prova se si të cilat dëshmojnë se shtetasit Eduard Meta, Muhamet Petriti dhe Nestor Muhametllari nuk kanë qenë ortakët e vërtetë/reale të shoqërisë tregtare, tashmë me emërtimin “5D Konstruksion” sh.p.k, por pronësia e tyre mbi kuotat e shoqërisë ka qenë e regjistruar në mënyrë fiktive.Gjatë hetimeve paraprake, pas lejimit nga gjykata me vendimin nr.401, datë 11.10.2023. është ushtruar kontroll në ambientet e zyrës së shoqërisë “5D Konstruksion” sh.pk, është ushtruar kontroll ndaj punonjësve të kësaj shoqërie, janë sekuestruar dokumente, njësi kompjuterike dhe aparate telefoni celularë, etj, të cilat më pasi janë nënshtruar ekspertimit teknik kompjuterik duke ekstraktuar të dhëna të dobishme për hetimin.
Kështu, nga këqyrja e dokumenteve të sekuestruara në ambientet e shoqërisë “5D Konstruksion” sh.p.k si dhe këqyrja dhe analizimi i të dhënave që janë përfituar nëpërmjet akteve të ekspertimit teknike kompjuterike, janë gjetur prova të tjera të cilat dëshmojnë se shtetasit Eduard Meta, Muhamet Petriti dhe Nestor Muhametllari nuk kanë qenë ortakët e vërtetë/reale të shoqërisë tregtare, tashmë me emërtimin “5D Konstruksion” sh.p.k, por pronësia e tyre mbi kuotat e shoqërisë ka qenë e regjistruar në mënyrë fiktive.
Sipas dosjes hetimore të siguruar nga CNA, mësohet se gjatë kontrollit janë marrë prova dokumentare dhe të tjera, të cilat japin të dhëna për të dëshmuar faktin se pronarët faktikë, pra personat që mbartin interesa të drejtpërdrejta në shoqërinë tregtare “5D Konstruksion” sh.pk janë shtetasit Redi Molla dhe Mariglen Qato, të cilët dyshohet se e kanë zotëruar këtë shoqëri tregtare në mënyrë tërthortë, nëpërmjet personave të mësipërm, që prej viti 2016 kur ajo është themeluar.
Më tej zbulohet se gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit Nestor Muhametllari është gjetur dhe sekuestruar një bllok shënimesh, i cili përmban një sërë shënimesh të bëra nga shtetasi Nestor Muhametllari.
Në këtë bllok janë shënuar pagesat e ndryshme për punët e shoqërisë, për kontrata publike të fituara nëpërmjet procedurave të prokurimit, si dhe për shpenzime të shoqërisë.
Në shënimet e mbajtura bëhet fjalë për shuma monetare që janë paguar apo që janë marrë, që janë kthyer, duke iu referuar personave të shkruar me emrin (R) dhe me emrin (M)./ CNA