Berisha: Për të sjellë kolumbianët e Olsi Ramës, u dërgua diplomati nga Tirana në Beograd që t’u nxirrte viza jashtë kritereve

Sali Berisha ka denoncuar edhe njëherë tjetër trafikun e kokainës në fabrikën e Xibrakës ku ishte i përfshirë edhe vëllai i kryeministrit Edi Rama, Olsi Rama.

‘Për të sjellë kolumbianët e Olsi Ramës, u dërgua diplomati nga Tirana në Beograd që tu nxirrte viza jashtë kritereve’, u shpreh Berisha në protestën poshtë shtëpisë së tij. Berisha: Po pse ne çdo vit gjer në vitin 2013, rriteshim si banorë nga viti në vit. Po rriteshin rrogat, pensionet, po zgjerohej punësimi, po vinin investime të mëdha. Çfarë ndodhi me ne? Edi Rama me klanin e tij në pushtet, me shpejtësi të rrufeshme zëvendësoi shtetin ligjor me narkoshtetin. Mos harroni një denoncim që bëri Arben Ahmetaj: I thashë në 2014 se po kanabizuam Shqipërinë i bëmë gjëmën Shqipërisë. Në mënyrë më kriminale ai instaloi drogën dhe shtetin e drogës.

Po në vitin 2014, pa humbur kohë i vëllai i tij krimineli Olsi Rama, trafikanti ndërkombëtar, nipi i Enver Hoxhës, Ermal Hoxha, nipi tjetër i Enver Hoxhës, Dritan Koloneci, dhëndërri i Enver Hoxhës, Kelment Koloneci, një nga më kryesorët e ‘Hakmarrjes për Drejtësi’, Gentian Gjonaj’, me Genti Xhixhën po të Edi Ramës. Genti Xhixha o miqtë e mi është një kryetrafikat që rri në Kubë dhe që ne e ndiqnim që në vitin 2011, atë dhe mamanë e tij që punonte me Edi Ramën dhe financonte me para droge fushatat e PS-së, por e mbronte Ina Rama. Këta instaluan fabrikën më të madhe të kokainës, e gjitha në mbrojtjen e Olsit dhe Edit.

A e dini ju se për të sjellë kolumbianët e Olsi Ramës, u dërgua diplomati nga Tirana në Beograd që tu nxirrte viza jashtë kritereve. A e dini ju se Çhe Guevarat e drogës nuk u regjistruan në regjistrin e të huajve. A e dini ju se Olsi Rama, ishte një dhe i pandarë me Gentian Gjonaj, me Ermal Hoxhën, ndër më kryesorët e grupit të Xibrakës, që vetëm në solucione në Xibrakë kishte 1.1 ton konakinë, 300 mln euro. Pa llogaritur sa kishte në magazinat e Maminasit pleh kimik të përzier me kokainë. Olsi Rama u identifikua me dhjetëra herë, në kafene, restorant, mbledhje të fshehta në apartamente dhe kudo me Gentian Gjonaj, Ermal Hoxhën, dhe kryesorët e grupit.

Por Saimir Tahiri urdhëronte përgjuesit dhe vëzhguesit të mos e emëronin 45-vjeçarin flokëshkurtërin dhe flokëziun, me emrin që kishte, por vetëm i panjohuri. Por kompjuteri nuk ka frikë, nuk ka hile, ja nxori surratin se i panjohuri që udhëtonte me makinën e drogës kishte emër, Olsi Rama. Kishte fytyrën dhe gjatësinë e tij, ishte vëllai i kryeministrit të Shqipërisë. Megjithatë përsëri në gjykatë, së shpejti do të merrni vesh se kush ishte gjykatësi, dosja veçohet, i panjohuri nuk mund ta dimë kush është paçka se në TIMS rezultonte Olsi Rama.

Share it :

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *