“Duan të shesin luleshtrydhen serbe”/ Fermeri: Pse na “sulmojnë” mediat nga Serbia…

0
92

Fermerët e luleshtrydhes kanë dalë serish në protestë në fundjavë. Për ta çmimi tepër i ulët i frutit po i çon drejt falimentit. Për këtë arsye ata kërkojnë mbështetjen e institucioneve

 

Të ardhur nga të gjitha fshatrat e njësisë administrative Frakull, ata janë bërë bashkë pasi i gjithë investimi po u shkon dëm. Për kultivuesit e luleshtrydhes ky është viti më i keq pasi kurrë më parë nuk ka ndodhur që çmimi të arrijë deri në 50 lekë për kilogramë ndërkohë që hedhin poshtë zërat se prodhimi i kësaj zone nuk është bio.

 

Mbiprodhimi dhe tregtimi i luleshtrydheve edhe në vendet fqinje, ka sjell këtë situatë. Fermerët pohojnë gjithashtu se për të eliminuar prodhimin shqiptar, importuesit kanë hedhur zërat se luleshtrydhet vendase janë me pesticide.

 

Fermeri Alban Çakalli tha në Euronews Albania se kjo situatë ka ardhur për shkak të dezinformimit nga media serbe për të mos lejuar hyrjen e luleshtrydhes shqiptare në vendet e tjera që me çmim është shumë më konkurruese.

 

“Në Frakull janë 17 fermerë të certifikuar për të prodhuar bio, edhe ata kanë pasur probleme. Fermerët prodhojnë luleshtrydhe duke përdorur të gjitha standardet evropiane. Këto lajme erdhën nga mediat serbe që në fund të shkurt, por në 22 mars të gjitha mediat serbe që kanë ndikimi te opinioni publik sllav… ka ndikuar që edhe luleshtrydhja serbe të dalë në një kohë me prodhimin tonë, për të mbrojtur prodhimin e tyre kanë sulmuar prodhimin tonë, ne eksportojmë në Zvicër, Gjermani. Në Shqipëri 5 kg luleshtrydhe shiten 8 mijë lekë, kur në Itali është 8 euro 1 kilogramë. Janë shumë konkurrues dhe për të mos hyrë prodhimi shqiptar në vende të tjera, bëjnë këto gjëra, se me çmim janë shumë konkurrues”, tha ai.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here