Nga Alba Kepi:
480 milionë lekë u dhanë nga Bashkia e Tiranës për kompaninë KUADR. COM në organizimin e Paradës Rrënjët Kuq e Zi të nëntorit 2023.
Paradë propagandë politike e stilit socialist për të treguar fuqinë e këtij shteti monist që punon e bashkon shqiptarët nga e gjithë bota.
Kompania që mori këtë tender parash publike u krijua më 2017 nga Dritan Delija Drejtori i Menaxhimit të Projekteve Strategjike në Bashkinë e Tiranës me dy ortakë të tjerë.
Nga ortakët është Ilir Pandeli i cili ka krijuar më tetor 2022 kompaninë e Krioform së bashku me dy ortakë të tjerë mes të cilëve shtetasen Rezarta Delija.
E kjo e fundit më 23 tetor 2023 ka krijuar me një tjetër ortake një kompani ndërtimi DM Construction.
Drejtori i Bashkisë Dritan Delija dha dorëheqjen nga ortakllëku me Ilir Pandelin i cili ka krijuar me Delijan Rezarta një tjetër kompani që po punon me fondet publike për apartamentet e rindërtimit.
Drejtorin e Bashkisë, Dritan Delija Partia Demokratike e denuncoi publikisht më gusht të 2023 ku zbardhi me dokumente zyrtare, se Bashkia Tiranë, nga viti 2021 deri Maj 2023, ka disbursuar vlerën prej 802 milion lekësh për shoqërinë KUADR. COM.
Por cdo gjë shkoi në vesh të shurdhër nga drejtësia breshkë dhe selektive e reformës shqiptare.
KUADR. COM vazhdon të thith fonde publike e as 3 muaj pas këtij denuncimi fitoi tenderin e Paradës.
Bashkia e Tiranës është një loje matrioshkash ku pas cdo kukulle i fshihet në bark një më e vogël në dukje, por më e madhe në diabolizmin e pushtetit të saj.
Pas cdo tenderi shfaqen emra kompani drejtorësh që çuditërisht pasi e krijojnë biznesin, largohen për të futur ortakë të rinj.
Largohen nga qejfi o nga rregull i i guackës këtë do e tregoj koha o dosjet 5D, 6D, … 10D e me rradhë.
Mediatikisht thuhet se cpo ndodh është një luftë mes Ramës e Veliajt.
Po seç ndjej një erë qelbi se është dhe një luftë drejtorësh se kush e pse e mori ai tjetri felën më të madhe.
Kokën o tëmthat hëngshin bashkë me ortakë e gazetarë “opozitarë”. (thashë se është lojë matrioshka).
Por halli, hall po u mbetet shqiptarëve.
Sa banorë tirane do ishin ndihmuar nga 480 milionë lekët e shpenzuar të parades me tapeta tê kuq?
E sa rrugë o struktura cerdhesh, kopshtesh, kampe sportive, parqe lodrash do ishin përmirësuar o rindërtuar?
PS … to be continued










