Berisha: Lindjet kanë zbritur në nivelin e vitit 1934, regjimi antishqiptar i Ramës po e shuan këtë vend!

0
79

Lideri i opozitës, Sali Berisha, ka ngritur zërin sot për pasojën dramatike të shpopullimit të vendit, rënien e lindshmërisë në vitin 2023, në nivelin e vitit 1934, kur filloi regjistrimi i parë i popullsisë në vend.

“Lindjet në Shqipëri kanë zbritur në nivelin e vitit 1934. Regjimi antishqiptar i Edi Ramës po e shuan këtë vend”, nënvizon Berisha dhe publikon një video 45-sekondëshe koncentrat të fjalimeve të tij, në Fb.

“Këtë gjëmë të madhe, që largon në tetë vite, 1 milion e 100 mijë shqiptarë, e vuani ju më me dhimbje, më me brenga, më me mall se të gjithë të tjerët.
Mos të harrojmë se ne jemi përgjegjës jo vetëm për veten tonë, por jemi përgjegjës për të gjitha brezat. U bëj thirrje të gjithë shqiptarëve që e shohin sesi po varfërohen, se si skamja po thellohet çdo ditë, Të ngrihemi, të mos pranojmë që Shqipëria të tretet, të shuhet para syve tanë. Historia kurrë nuk do të na e falë neve, këtë.”

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here