Në kuadër të 15 vjetorit të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO do të mbahet konferenca “Shqipëria 15 vjet në NATO – Kërcënime të Sigurisë në Ballkan”.
Konferenca organizohet nga The Albanian Policy Center, Këshilli i Atlantikut në Shqipëri dhe Southeast European Security Center, duke bërë së bashku politikanë, ushtarakë, profesionistë, analistë që nga rënia e perdes së hekurt në Shqipëri dhe rajon.
Diskutimet do të fokusohen në historinë e anëtarësimit dhe arritjet e Shqipërisë në NATO. Po ashtu, në fokus do të jenë edhe sfidat e sotme të sigurisë në Ballkan.