Pollo: Pse jam kundër listave të hapura për deputetë

0
140

Politikani Genc Pollo, ka deklaruar këtë të të martë se është kundër listave të hapura për deputetë pasi sipas tij, demokracia parlamentare ka nevojë për parti politike.

I ftuar në News 24, Pollo shprehet se kjo është një tezë propagandistike për të spostuar vëmendjen.

“Absolutisht kundër. Ideja më e keqe. Justifikohet me emra të bukur si lista të gjelbra, etj. Nëse Partia nuk është e aftë të nxjerrë me një proces meritor të zgjedh 140 kandidatë, pse ka nevojë demokracia parlamentare për parti politike. Mund të çosh pesë lista me 140 kandidatë të pavarur dhe të zgjedhë populli. Nuk është ky koncepti i demokracisë parlamentare. Partia politike ka një rëndësi, një program dhe duhet të zgjedhë njerëzit sipas kritereve.

Ka pasur abuzime në të shkuarën me lista që kanë shkuar 2 minuta pas mesnatës, por eliminimi i këtyre probleme nuk është abrogimi i partive politike por funksionalizimi i tyre sipas rregullave dhe jo të çosh 140 vetë të pavarur dhe t’i zgjedhë populli. Është komplet tezë propagandistike për të spostuar vëmendjen”, tha ai.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here