Sapo nisi fushatën/ Ekzekutohet me armë zjarri kandidatja për kryetare bashkie në një qytet të Meksikës

0
126

Një kandidate për kryetare bashkie të një qyteti të shkatërruar nga dhuna në Meksikë është vrarë sapo ajo filloi fushatën.

Autoritetet në Guanajuato thanë se kandidatja Bertha Gisela Gaytán Gutiérrez u qëllua për vdekje në rrugë jashtë qytetit të Celaya.

Video e skenës e postuar në rrjetet sociale tregonte një grup të vogël njerëzish që thërrisnin “Morena!” – emri i partisë së Gaytán-it. Në atë moment dëgjohen disa të shtëna dhe shihen njerëz duke vrapuar dhe duke u rrëzuar.

Presidenti Andrés Manuel López Obrador tha se vrasja e kandidatëve të partisë së tij “dhemb shumë”, por ai nuk njoftoi ndonjë rritje të sigurisë për politikanët.

“Ata sapo kanë vrarë kandidatin tonë nga Celaya… Kjo është diçka që na ka zemëruar, tronditur, jemi në zi. Ne do të pezullojmë aktivitetet e fushatës,” tha Alma Alcaraz, një tjetër kandidate me partinë qeverisëse Morena.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here