Taulant Balla shkon në SPAK

0
120

Prej më shumë se një orë ministri i Brendshëm, Taulant Balla ndodhet në Prokurorinë e Posaçme.

Ende nuk ka asnjë informacion përse Balla ndodhet në SPAK, por burimet mediatike bëjnë me dije se ai po zhvillon një takim me kreun e Prokurorisë së Posaçme Altin Dumanin.

“Jo zyrtarisht mësohet se është takim pune, rutinë. Kemi pyetur edhe pranë SPAK nëse ka një takim zyrtar, ende nuk e kemi një përgjigje. Mbetet për t’u sqaruar arsyeja përse ka qenë kështu. Balla është ndodhur për rreth 60 minuta në Prokurorinë e Posaçme. Sa i përket protokollit drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme nuk shkon në zyrën e ministrit. Vet Balla në një reagim të shkurtër është shprehur se aktualisht është në mbledhjen e grupit të PS”, raporton gazetari Arsen Rusta në MCN.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here