Berisha: Rama refuzoi interpelancën për narkotrafikantin Olsi dhe kërkoi strehim politik te SPAK

0
80

Duke komentuar zhvillimet në Kuvend, kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha në fjalën e tij në tubimin qytetar, deklaroi se Edi Rama e refuzoi interpelancën për narkotrafikantin Olsi Rama.

Sipas Berishës, Rama shkoi e kërkoi strehim politik në SPAK tek ‘Damani i partisë’.

E morët vesh sot zotërinj, miqtë e mi?

Edi Rama refuzoi të paaqitet në interpelancë në parlament për të dhënë shpjegime për kriminelin narkotrafikant Olsi Rama, vëllain e tij.

A e dini ju pse nuk u paraqit dot?

Sepse Olsi Rama ka qenë vetëm ushtar i tij.

Sepse Olsi ka zbatuar vetëm porositë e tij.

Dhe tani paturpësisht deklaroi se ka kërkuar strehim politik te Damani i partisë.

Edhe aty do të kapin Edi Rama, edhe aty do të të gjejnë.

Ta kesh të qartë se nuk ka Daman dhe Zaman që të shpëton ty nga drejtësia e vërtetë, nga ligjet e këtij vendi.

Tirana e tëra po zien sonte.

Tirana është e gatshme të derdhet në rrugë.

Tirana pret me padurim të përmbushë misionin e saj.

Rroftë Tirana, rroftë Shqipëria.

Zoti ju bekoftë ju, shqiptarët dhe Shqipërinë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here