“Disa media janë goditur drejtpërdrejt”/ Gjekmarkajt në Konferencën e Kryetarëve: Komisioni për dezinformimin mund të përdoret kundër fjalës së lirë

0
103

Nënkryetari i Kuvendit dhe deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj, ka kundërshtuar në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve nismën e socialistëve për ngritjen e një komisioni për dezinformimin, nismë e cila tanimë ka shkuar në Kuvend për miratim.

“Në optiken time Komisioni i posacem nder te tjera ka si objektiv spostimin e vemendjes nga retorika politike e momentit! Por e marrim si të mirëqenë sikur nuk është ky problemi. Deri sot nuk kemi një raport një analize nga agjensite ligjzbatuese sa, si e ku është bërë kjo nderhyrje në vendin tonë! Ne kemi disa agjensi qe kane detyrimin të na informojnë.

Nuk do donim që ky pretekst në emer të “mbrojtjes se demokracise” të shnderrohet në kufizues i demokracise! Ne dime plot raste qe sulmet e demokracive u vine duke perdorur terma e fjalor demokratik. Madje vete liria eshte vene ne rrezik nga ata që marrin ne goje si çamçakëz “mbrojtjen e lirise”. Po ka vende si Çekia qe jane sulmuar nga propaganda ruse!

Nese ndodh ne vendin tone kemi te drejte ta dime, ku sa si?! Por te tilla situata mbi te cilat mund te mbajme leksione te gjata me sigurinë, vlerat vete thelbin e demokracisw te perdoren per te kufizuar lirine e medias. Ka patur nje tentative nga kjo qeveri per te bere nje “pakete antishpifje”, e cila u kritikua ashper nga institucione e organizata nderkombetare.

 

 

Pastaj nen kete presion u la. Gjithashtu ka plot të dhena se si kjo qaveri ka kontroll mbi shume media kombetare! Ato qe me se shumti jane jashte kontrollit te saj jane mediat online per te cilat mund te shfrytezohet rasti qe te vihet mbi to mekanizmi i autocensures ne vit elektoral. Mjaft mire kujtojmë konceptin e “kazanit” dhe termat fyes per gazetaret te perdorur nga Kryeministri i vendit.

Disa media jane goditur drejtperdrejt ne vendin tone. Dua t’ju kujtoj se ne emer te demokracise dhe reformave per njezet vite ne Turqi eshte sulmuar opozita, mediat, ushtria, elitat, gazetat e gazetaret aqesa u krijua pershtypja e triumfit te autokracise por shoqeria reagoi nuk u thye nuk u mposht duke rikthye ne skene Opoziten si fituese. Ne nuk jemi kunder asgje qe shton sigurine ne bashkepunim me aleatet tane, por kemi te drejte te kemi informacion dhe kohe. Ne nuk hezitojme te bashkepunojme sebashku per te miren e perbashket po ju nuk mund te na vini perballe faktit te kryer per te poshteruar opoziten dhe nxjerre ate ne drite te keqe!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here