Kthjellime dhe rritje temperaturash, ja si parashikohet moti për ditën e sotme

0
61

Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike si rezultat i aktivitetit të masave ajrore të thata dhe të ngrohta me origjinë jugore.

Moti do të jetë me kthjellime si dhe nuk do të mungojnë alternime të herëpashershme vranësirash kalimtare, kryesisht re të mesme dhe të larta transparente. Era do të fryjë me drejtim juglindje – verilindje me shpejtësi mesatare 1-6m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era fiton shpejtësi 6-9m/sek, duke bërë që valëzimi në dete të jetë i forcës 1-3 ballë. Temperaturat parashikohen: 5 deri 17°C në zonat malore, 6 deri 23°C në zonat e ulëta dhe 9 deri 21°C në zonat bregdetare.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here