Si u përdor Margarita Xhepa nga zyrat e Blendi Gonxhes
Është bërë rutinë që gazetarët të ngrenë grupe në ëhats’up për njoftimet zyrtare të institucioneve apo, njoftime projektesh private, mbi aktivitete të ndryshme. Edhe anasjelltas, institucione grupojnë gazetarët për t’ju dërguar njoftimet për publikim. Lehtësia dhe interesi është i dyanshëm. Por, çfarë realiteti prodhon kjo marrëdhënie media-institucion? Ne, si gazetarë e dimë interesin. Ndërsa zyrat e shtypit pranë institucioneve, ose më sakët individëve që drejtojnë institucionin nuk kërkojnë të prodhojnë mbi interesin publik, apo siç thuhet PR, atë që është thelbësisht marrëdhënie me publikun. Nuk ekziston asnjë lloj interesi sipas termit dypalësh. Por, për fat të keq, ashtu siç është shkatërruar media në gjithë vite të pushtetit aktual, rënia shihet edhe tek kërkesa (jo interesi) arbitrare. Për t’ju referuar këtij arbitrariteti po sjellim vetëm rastin e djeshëm të njoftimit nga Ministria e Kulturës, ose më saktë të një aktori, me emrin Kristian Koroveshi që është prezantuar në “grupin e medias” si njoftues i lajmeve nga Ministri i Kulturës, Blendi Gonxhe. Ai dje, rreth orës 18.00 të mbrëmjes, dërgoi në grupin e medias këtë njoftim: Pas pak live nga eventi i organizuar nga Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit për 90-vjetorin e artistes së mirënjohur të kinematografisë Shqiptare, znj. Margarita Xhepa!
Me të drejtë gazetarët e kulturës u rebeluan së pari mbi mënyrën se si trajtohen, dhe së dyti për mënyrën se si delegohet informacioni nga zyra e Gonxhes. I vetmi reagim i aktorit zëdhënës së Veliajt ishte se “familja e aktores nuk dëshironte prezencë të medias”! Sado i çuditshëm të ishte kjo sjellje e familjes së aktores, që pranon të përdoret në rrjetet sociale, pra “live” për publikun nga zyra e Ministrit, dhe jo nga ekrani i TV-ve për publikun, – kjo ndërsjellje kontradiktore që na vë në dijeni aktori zëdhënës i Gonxhes, çedon. Zëdhënësi aktor i Gonxhes nuk ja ka idenë, dhe as nuk bën siç duket përpjekje, që të ndërtojë dinjitetin e vet, se si respektohen marrëdhëniet shtet-media në këtë rast. Por, nëse aktori Kristian nuk do apo nuk mundet të qartësoje pozicionin e tij, apo të “zyrës së shtetit” që përfaqëson duke refuzuar përgjigjen, duke reflektuar arrogancën me heshtje – kjo dëshmon edhe njëherë aftësinë e kufizuar mendore. Publikut, sipas nesh, medias që ka mision të thotë të vërtetën, dhe të jetë një instrument i rëndësishëm për kulturën, tani nuk i intereson më as “aktorja” publike dhe as Gonxhes pushtetar.
Gazetarët, dje, me të drejtë, në mënyrë private, rebeluan dhe refuzuan të ishin pjesë e “grupit të medias” , si të futur në vathë nga aktori zëdhënës i Gonxhes.
A.K
Standard