Pasi ftoi qytetaret per proteste neser te bashkia Tirane, Sali Berisha tha se radha do i vijë edhe Edi Ramës.
“Së fundi, Edvin Surreli, Edvin Xibraka, po të vjen fundi edhe ty.
Edvin, mos të të qeshi buza se nesër beteja është me bashkinë, por të jap fjalën e nderit, se pas bashkisë, radhën e ke ti.
Ti dhe vetëm ti.
Dhe forcë në botë që të mbron ty nga zemërimi popullor nuk ka dhe nuk mund të ketë.
Mos harro, populli i zemëruar është populli i fitores.
Është populli i lirisë.
Është populli i dinjitetit.
Është populli i Shqipërisë.
Ndaj dhe nesër në 11, në mbështetje të lëvizjes, aleancës më qëndrestare në historinë e Europës, Aleancës së Teatrit.
Të gjithë para bashkisë, tua kthejmë bashkinë qytetarëve.
T’u rikthejmë dinjitetin atyre.
T’i rikthejmë dinjitetin Tiranës.
Fitore, fitore, o sot o kurrë.
Përpara të gjithë!
Rrofshi ju, rroftë Shqipëria!”






