Berisha: Erion, jep dorëheqjen menjëherë, mos prit protestën tjetër. E ke vendin në shtyllën e turpit kombëtar

0
98

Lideri demokrat Sali Berisha e nisi fjalen e tij sonte me urimet per Naten e Kadrit.

“Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të zjarrta, mirënjohjen më të pakufishme, urimet më të mira këtë natë të shenjtë, natë përcaktimi, Natën e Kadrit, për ju të gjithë besimtarët shqiptarë.

Të falenderojmë Zotin, i cili është i vetëm dhe meriton të gjithë adhurimin tonë.”

 

Me tej Berisha tha se Veliaj duhet të japë sa më parë dorëheqjen pasi sipas tij ai është njëri prej figurave më të shpifura, më të neveritshme, më pa moral njerëzor.

“Njërin prej të hajdutëve më të mëdhenj apo hajdutin më të madh pas Edi Ramës, që e ka emrin Erion Veliaj.

Protesta qytetare në mbështetje të Aleancës për Teatrin ishte një akt madhor përgjegjësie.

Ishte një akt madhor qytetarie, me të cilin dëshmuan se vjedhjet e shfrenuara dhe të papara të Erion Velisë dhe bandës së tij nuk mund të pranohen dhe nuk do pranohen kurrë nga ju.

Erion Veliaj e ka vendin në shtyllën e turpit kombëtar!

Jo në zyrën e qytetarit të parë të Tiranës.

Prandaj dhe i them sonte: Erion, jep dorëheqjen menjëherë, mos prit protestën tjetër.

Mos e prit protestën tjetër sepse Erion, ti me qëndrimet e tua, ke vjedhur dhe poshtëruar qytetarët e kryeqytetit të kombit sa asnjë pushtues, sa asnjë qeveritar në historinë e këtij qyteti.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here