Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka bërë me dije se ditën e sotme (5 prill ora 11:00) qëndrestarë dhe qytetarë do të mblidhen para bashkisë dhe do të kërkojnë dorëheqjen urgjente të kryebashkiakut Erion Veliaj. Më pas do të zhvendosen para Prokurorisë së Posaçme për t’i njoftuar kërkesën
Kjo lëvizje vjen pas arrestimeve të bujshme të drejtorëve të Veliajt për abuzime me tenderët. Aktivisti Neritan Liçaj, i ftuar ditën e sotme në ‘Kafe Shqeto’ u shpreh gjithashtu se problemi më i madh që po ndodh me ‘këta rilindas’ është fakti se paratë e taksapaguesve po i konsiderojnë si të tyre, duke na vjedhur çdo ditë e më shumë.
“Nuk ka shqiptar që nuk ka një arsye mos me dalë me protestu sot, si në administratë, polici, intelektualë, punëtorë apo biznesi i vogël. Po vidhemi të tërë!’-u shpreh aktori.