Një nga përfaqësuesit e Aleancës për Mbrojtjen e Tetarit Kombëtar, Adriana Kalaja është shprehur se protesta e thirrur nga kjo aleancë është në shërbim të kërkesës që i është bërë bashkisë së Tiranës për informacion mbi projektin e teatrit dhe skandalin e vjedhjeve të taksave të qytetarëve tonë.
Kalaja ka theksuar se projekti për Tetarin është vënë në zbatim përpara tre ditëve edhe pse në kundërshtim me Gjykatës Kushtetuese dhe se projekti nuk bëhet publik pasi aty do të ndërtohet pallate shumkatëshe
“Ne si aleancë kemi organizuar protestën, na është konfirmuar nga policia e shtetit që nga gushti i 2023 dhe Veliaj në kundërshtim me ligjin nuk pranon të japë projektin për teatrin Kombëtar.
Sot e kësaj dite ai ka filluar punimet në kundërshtim me vendimin Gjykatës Kushtetuese dhe si jeni bërë me dije para tre ditësh parkimi i cili i është falur shoqërisë Fusha Shpk i ka dhënë kaparin Veliajt dhe nuk mund të largohet nga projekti pasi aty do të ndërtohet kulla 23 katëshe.
Me çdo kusht ne do të kërkojmë informacion pasi na e jep ligji dhe kushtetuta. Kësaj nismës tonë janë bashkuar dhe këshilltarët e opozitës dhe kanë që në vitin 2023 që kërkojnë informacion për projektin e Teatrit.
Refuzimi ka vetëm një justifikim se aty do të ketë kulla për pastrimin e parave dhe jo Teatër.”