Këshilltarët e opozitës nuk lejohen të hynë në bashki, Alimehmeti kërkon të flasë me drejtorin e Policisë

Këshilltarët e opozitës në Bashkinë e Tiranës kanë kërkuar që të futen në institucion, për të vijuar punën, por nuk janë lejuar nga policia e cila është bërë gardh.

Ka qenë Ilir Alimehmeti ai që ka kërkuar të flasë me drejtorin e policisë së Tiranës, Tonin Vocaj, ku i ka kërkuar që të futen brenda.

“Kush është komandanti këtu? Dua të flas me të. Zoti drejtor, a mund të hyjnë anëtarët e Këshillit? Kërkojmë të bëjmë detyrën tonë! Detyrë që na e ka ngarkuar populli. Çojmë kërkesë zyrtare për mbledhje urgjente! Është firmosur nga dhjetëra anëtarë të Këshillit”, tha Alimehmeti.

Share it :