Orsena, 24-vjeçarja fare papritur në një ditë të bukur, është zgjuar borxhlie në një institucion bankar.
“Në datë 11 mars, kam qenë në shtëpi duke pirë kafe me mamin dhe më kanë kontaktuar nga banka kredo.al për të paguar këstin e kredisë. U habita, sepse nuk dija gjë dhe ngela e shokuar. Nuk kam marrë asnjë lloj kredie dhe nuk jam në dijeni. Bëhet fjalë për 500 euro. Ishte përdorur pasaporta ime dhe të dhënat e mia. Pasaportën e kam lënë në shtëpi te gjërat e mia personale. Banoj me familjen, por nuk e di, nuk dyshoj te to. I kam pyetur, por nuk kanë gisht. E njëjta gjë i ka ndodhur edhe motrës time këto ditë.”
Dy motra, që në rrethana të çuditshme bëhen debitore në banke, në të njëjtën kohë dhe më të njëjtën shume.
Lidhur me këtë rast Alan Koçia, drejtor i departamentit të kredive me probleme pranë Kredo.al shprehet se në emër të Orsenës është paraqitur një vajzë me mjetin e saj të identifikimit, por që ende nuk e kanë zbuluar identitetin e saj.
‘Deri sa prokuroria të dali në një konkluzion, procedura e mbledhjes së kredisë pezullohet, nuk është se zonja do merret më në celular.’
Por përtej kësaj zgjidhjeje momentale te problemit, ne duam të dimë se si kanë arritur persona të panjohur të marrin një kredi në emër të një vajze 24-vjeçare, pa dijeninë e kësaj të fundit dhe për këtë arsye i kërkojmë bankës që të na tregojë pamjet filmike, gjë të cilën e pranon e menjëherë.
Tronditja e vajzës menjëherë sapo ka parë fytyrën e personit që ka marrë kredinë, është e dukshme. Në këto momente, ajo që ka më shumë rëndësi është që ajo të qetësohet dhe për këtë arsye i japim kohën e nevojshme, para se të na zbulojë se kush e ka inskenuar këtë kurth në kurriz të saj.
‘Motra ishte te pjesa ku merren lekët dhe burri vet ishte ulur atje. Ma kanë mohuar. Falë jush unë e zbulova të vërtetën.’