ryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta iu bashkua protestës para Bashkisë së Tiranës.
Për mediat, Meta tha se Veliaj po vazhdon politikën kriminale të Ramës duke kaluar çdo limit.
Kreu i PL shtoi se sot çdo metër katror i Tiranës po shfrytëzohet për pastrim parash.
Meta: Siç e dini ju të gjithë, Erjon Veliaj në vazhdim të politikës kriminale të Edi Ramës ka kaluar çdo limit, ka dhënë 10 milionë metër katrorë leje ndërtimi në Tiranë vetëm për qëllim pastrimi parave në funksion të atyre që kontrollojnë narkotrafikun dhe gjithë aktiviteteve kriminale dhe të pastrimit të parave të inceneratorëve dhe gjithë PPP. Ndërkohë në Tiranë 55 mijë apartamente janë bosh.









