Nis pa prezencën e PS mbledhja e Komisionit Hetimor për Shëndetësinë/ Vokshi: Mazhoranca ka frikë pasi ka abuzuar për 10 vite

0
95

Ka nisur pa prezencën e përfaqësuesve socialist, Komisioni Hetimor për Shëndetësinë.

Në këtë komision morën pjesë përfaqësues të opozitës. Kryetarja e Komisionit Hetimor për Shëndetësinë Albana Vokshi tha se Edi Rama dhe të tijët kanë frikë nga hetimet e Komisionit, prandaj dhe kanë zgjedhur të mos jenë të pranishëm

Vokshi në mesazhin e saj nënvizoi se Komisioni Hetimor duhet të nisë punën sa më parë, që hetimeve për koncesionet në Shëndetësi t’ju shkohet deri në fund.

“Edi Rama dhe anëtarët e PS në Komision nuk kanë ardhur, pasi kanë frikë nga ky Komision. Maxhoranca po shkel përditë ligjet dhe Kushtetutën. Është kjo qeveri që ka frikë nga gjithçka, pasi ka abuzuar me pushtetin në 10 vite. Ne nuk kemi kohë për të humbur, hetimi duhet të nisë sa më parë”, u shpreh Vokshi.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here