Vuante nga problemet me zemrën, ndahet nga jeta në moshën 55-vjeçare gazetari i njohur i kronikës

Është ndarë nga jeta në moshën 55-vjeçare gazetari i kronikës së zezë, Zamir Dule.

Dule ndërroi jetë pasi prej ditësh ndodhej i shtruar pas një ndërhyrjeje kirurgjikale së cilës iu nënshtrua. Lajmin e ka bërë të ditur familja e gazetarit.

Dule nisi punën si gazetar në gazetën “Zëri i Rinisë” dhe më pas filloi korrespondent i gazetës “Koha Jonë” për Qarkun e Korçës. Në vitin 1994, ai erdhi në Tiranë ku mbuloi po sektorin e kronikës për policinë, prokurorinë dhe gjykatën. Ai arriti kulmin në karrierën e tij në vitin 1996, kur shkroi edhe librin “Përbindëshi i Tropojës”.

Pas largimit nga gazetaria, Dule u zhvendos në Korçë, ku jeton me vëllain në vendlindjen e tij, fshatin Miras të Devollit. Shëndeti i tij ishte përkeqësuar vazhdimisht.

Share it :