Bardhi: Kemi një vit të gjatë për ta bërë gati PD-në, që të dalë fituese në 2025 për të sjellë ndryshimin !

0
91

Nga fjala e z. Gazment Bardhi, kryetar i Grupit parlamentar të PD, me anëtarë dhe simpatizantë të PD në Berat.

“Faleminderit për mikpritjen e ngrohtë, që është zakon i qytetit dhe i qarkut të Beratit.  Vijmë në këtë takim së bashku me kolegët, me Sekretarin e Përgjithshëm, me N/kryetarin, me deputetët, me drejtuesit politikë, me koordinatorin, pas një periudhe të vështirë që kaloi PD-ja, jo pa faj të të lidershipit të saj, të të gjithëve, duke nisur nga vetja, por ai është tashmë një moment i tejkaluar si shkak i vetëm i mirënjohjes që secili prej nesh duhet të ketë për sakrificën 11-vjeçare të demokratëve, të strukturave të PD, që gjatë gjithë kësaj periudhe, këtij konflikti, kishin vetëm një thirrje: Duhet të bashkohemi!

Dhe ne, në përgjigje të atij apeli, pa diskutim që kemi bërë më të mirën për Partinë Demokratike, por mbi të gjitha kemi bërë më të mirën për Shqipërinë, sepse nga ai moment deri në zgjedhjet e ardhshme, kemi padyshim një vit të gjatë e të vështirë për ta bërë gati PD-në që të jetë fituese në zgjedhjet e vitit 2025 jo thjesht si nevojë që PD-ja të vijë në pushtet, por si e vetmja zgjidhje që i ofrohet Shqipërisë për të bërë realitet ndryshimin.

Unë nuk të zgjatem shumë tek fakti sesa keq qeveris Edi Rama, sepse jam i bindur se të gjithë në këtë sallë, por edhe ata që na ndjekin jashtë kësaj salle, e dinë më mirë sesa ne deputetët tuaj se sa keq qeveris Edi Rama, sepse më shumë se ne, keqqeverisjen e tij e ndieni ju në kurriz çdo ditë me përndjekjen politike që i bëhet popullit opozita apo cilitdo që nuk i është bashkuar familjes së “rilindjes” apo çetës së hajdutëve apo kujtdo që nuk pranon të nënshtrohet.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here