Detajet/ Qëlloi me armë në ajër pas sherrit, zgjat pak arratia e shkodranit, arrestohet nga policia

Është arrestuar nga policia, Mondi Çekini personi që qëlloi me armë në ajër në Shkodër.

Pas një sherri mes dy personave, Çekini ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar në ajër.

Nga të shtënat nuk ka pasur të plagosur.

Njoftimi i policisë:

Shkodër/Informacion shtesë

Në lidhje me informacionin e dhënë më parë, ku gjatë një konflikti të çastit, për motive të dobëta, midis shtetasve R. M. dhe M. Ç., ky i fundit dyshohet se ka qëlluar në ajër me armë zjarri pistoletë dhe më pas është larguar, ju informojmë se:

Shërbimet e Policisë në kohë rekord kanë bërë të mundur lokalizimin dhe kapjen e autorit të dyshuar, shtetasin M. Ç. (dhe jo E. Ç. që dhamë në informacionin paraprak).

Shtetasi M. Ç. është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Shkodër, për veprime të metejshme.

Share it :