Avokati Genc Gjokutaj ka komentuar deklaratat e sotme për Erion Veliajt dhe Edi Ramës.
Gjatë bisedës me moderatorin Arnold Karriqi në SYRI TV, Gjokutaj u shpreh se, sot Erion Veliaj duhej të jepte dorëheqjen para se ta marrin.Teknika e hetimit dhe procedura penale, e ka detyrim për prokurorinë që të pyesë cilindo dëshmitar të mundshëm që ka dijeni. Boll më të ketë dijeni, jo më të ketë firmosur. Ky sot ka mohuar firmën e tij për inceneratorin e Tiranës, dhe thotë Tirana është e pastër.
Ky person, është ai person i cili ka firmosur me rastin e Teatrit Kombëtar në emër të Këshillit Bashkiak. Nuk di unë se janë 4 veta në bashki thotë.
Postet në bashki dhe në administratën shtetërore sot janë; e para a di të vjedhësh apo jo, dhe e dyta e mban burgun apo jo.
Nëse i plotëson këto dy kritere je i emëruar automatikisht.
Pra ata janë rekrutuar me kushtin që nesër do të bësh burg, por nuk do të hapësh gojën, për këtë të mirë që kanë përfituar dhe kjo është e vërteta.
Sillen e mbështillen, një njeri që nuk e kupton këtë skemë, që është sa ordinere dhe plaçkitëse, por edhe denigruese për shoqërinë tonë.
Kemi rënë në një nivel kur dëgjojmë hajdutë që na sqarojnë, se këtu nuk është bërë vjedhur, por janë shpifje.
Verbimi i një shoqërie dhe sjellja në këtë mënyrë me publikun dhe taksat e këtij vendi, kjo është jo vetëm kriminale, por edhe antikombëtare.
Kjo kërcënon edhe sigurinë kombëtare, jemi në një gjendje alarmante. Këta duan të na mbushin mendjen se edhe të arrestuarit duhet ti falënderojmë për punën që kanë bërë.
Sot duhej të jepte dorëheqjen në mënyrë të parevokueshme, përpara se ta marrim’, tha gjatë bisedës në SYRI TV, avokati Genc Gjokutaj.