Videomesazhi/ Veliaj: Edhe unë, si Edi Rama, nuk i dalloj dot të korruptuarit

0
105

Kryetari i Bashkisë së Tiranës ka vendosur një paralele mes vetes dhe kryeministrit Edi Rama, kur justifikohet se nuk e dinte që drejtorët e tij më të rëndësishëm ishin pjesë e skemën korruptive “5D”.

Veliaj tha në një deklaratë mediatike këtë të shtunë se ai nuk e dinte këtë gjë, siç nuk e dinte Rama që ish-zv.kryeministri, Arben Ahmetaj, ishte përfshirë në korrupsion e pastrim parash:

“Tani ka një pyetje, sa brutale aq edhe banale, që ngrihet rëndom nga inkuizitorët mesjetarë, sigurimsat modernë dhe prokurorët mediatikë nëpër banaqe televizionesh, kurdo që SPAKU vepron ndaj një zyrtari të caktuar: Si ka mundësi të mos i dinte këto Edi Rama dhe si mund të ndodhi që, deri edhe zëvendësi i tij, një person që sot është në kërkim nga drejtësia, t’i bëjë këto pisllëqet e mëdha për të cilat akuzohet, pa bekimin e kryeministrit?

Më falni! Po pse, në cilën pjesë të funksionit të tij të përcaktuar me Kushtetutë dhe dispozita ligjore, kryeministri duhet të përgjojë zëvendësin e tij apo cilindo zyrtar tjetër, me të cilin e lidh puna, kur këta të fundit e ushtrojnë influencën e postit dhe i përdorin lidhjet e tyre me X-in ose Y-in, për të përfituar në mënyrë të paligjshme?!

Si mund të jetë kaq e padiskutueshme, që një kryeministër, apo në rastin tim, një kryetar bashkie, të jetë në dijeni të çdo gjëje që s’ka të bëjë fare me funksionin e tij të përcaktuar me ligj apo me objektivat e me një mijë e një problemet e përditshme të punës së tij?!”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here