Berisha: Hoteli me 5 yje dhe së paku 50 mln dollarë investime, është vetëm hoteli i Edi Ramës dhe i Erion Veliajt 

0
118

Lideri demokrat akuzoi kryeministrin dhe kryebashkiakun si të përfshirë në aferën “5D”.

“A mundet dy delinkuentë, dy kriminelë të lidhur palcë e shpirt me krimin, të nëpërkëmbin fatin tonë.

Të nëpërkëmbin dinjitetin tonë.

Të nëpërkëmbin liritë tona.

A mundet, a do të pranojmë ne?

Ndaj o sot o kurrë të marrim fatin në dorë.

O sot o kurrë të përballemi me zemërim dhe revoltë me këtë klikë të pashpirtë.

Bashkëautorë në krime të shëmtuara.

E thoshte bukur sot një publicist: këta nuk ekzekutojnë me skuadra pushkatimi, por me vjedhje, vjedhje me vjedhje po shfarosin Shqipërinë.

Qytetarë dhe qytetare të Tiranës.

Çdo orë që Erion Veliaj rri në atë zyrë qëndron si gjoja qytetar i parë, është orë poshtërimi për kryeqytetin e vendit, për trurin dhe zemrën e kombit të shqiptarëve, që është Tirana.

Si mundet të pranohet njeriu që taksat tuaja i vjedh 100% duke shkelur ligje, kod dhe moral.

Miqtë e mi!

Në apologjinë e tij për bashkëhajdutët, me heroizmin e kriminelëve të bashkisë, Erion Veliaj po mbronte kryekëput veten e tij, sepse e di që ata dinë gjithçka për të.

Ai e di se hoteli me 5 yje dhe së paku 50 mln dollarë investime, hoteli investim strategjik me firmë të Edi Ramës, një kompanie me një punëtor pa asnjë bilanc, s’mund të jetë kurrë hoteli i Redi Mollës, por ai është vetëm hoteli i Edi Ramës dhe i Erion Veliajt.

Për të larë veten nga çdo përgjegjësi nga kjo vjedhje e tmerrshme, Erion Veliaj pyeti me pafytyrësi dje, se çfarë ligji, kushtetute detyron kryeministrin të përgjojë, të ndjekë ministrat e tij, për rrjedhojë kryetarin e bashkisë, drejtorët e tij.

Të dashur miq!

Kushtetuta e Shqipërisë ka një nen, por këta nuk kanë nder as kushtetutë, këta nuk kanë ligj e as moral.

Neni 101, pika d, e kushtetutës detyron kryeministrin të kontrollojë ministrat e tij. Por që të kontrollosh ministrat ligji i parë është të kontrollosh veten, të mos vjedhësh vetë, dhe jo të vërsulesh si peshkaqen mbi pasuritë e qytetarëve me soj e sorollop, me vëlla e kë ke.

Atëherë natyrisht të mbetet, të kapërdish çdo fjalë të Erion Veliajt dhe të lëpish çdo presje të lali vjedhësit.

Kjo është e vërteta.”

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here